17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sofër bajrami për refugjatët në Tabanoc (VIDEO)

Më të lexuarat

Një sofër e bajramit e shtruar për refugjatët që po qëndrojnë në Tabanoc dhe buzëqeshje që sadopak të shijohet atmosfera e festës së Fitër Bajramit. Organizata Kulturore Humanitare Merhamet nëpërmjet një aktiviteti human, ka vendosur që edhe këtë Bajram të jetë pranë refugjatëve që po qëndrojnë largë shtëpive të tyre. Aktiviteti human shënon përmbylljen e aksionit humanitar të karavani të organizatës Merhamet që në kuadër të të cilit ishin organizuar edhe iftare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përfaqësuesi nga organizata Merhamet, Kujtim Ismaili, tha se ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre duke shpresuar se si risi për refugjatët ta sjellin shumë shpejt largimin nga rrethojat të paktën një herë në javë.
“Në bashkëpunim me disa shoqata që janë këtu, si Legis, Save the Cildren, Lastrada dhe kryqi i kuq i Maqedonisë. Patjeter që do të jemi në ndihmë të refugjatëve . Kryesisht ata kanë nevojë për ushqim, veshmbathje dhe jemi në përpjekje që ti nxjerrim nga këtu së paku një herë në javë tua bëjmë një shetitje nëpër qytetet e Maqedonisë”, tha Kujtim Ismaili nga organizata “Merhamet”.
Përpos organizatës Merhamet, pranë refugjatëve sot ishin edhe përfaqësues të organizatës Legis. Driton Maliqi nga kjo organizatë thotë se kanë lënë familjet e tyre për të sjellë sadopak gëzim tek refugjatët.
“Kjo është hera e pestë ku në këtë qendër transituese po festohet Fitër Bajrami , së bashku me organizatat tjera kemi tentuar sadopak t’ua lehtësojmë dhembjet e tyre të cilët janë ngujuar këtu në këtë qendër transituese tua ofrojmë një atmosferë sikur në shtëpi”, tha Driton Maliqi nga organizata “Legis”.
Shumica e refugjatëve të cilët po qëndrojnë në Tabanoc vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, të përfshira nga konfliktet dhe luftërat civile. Sofra e Bajramit e shtruar për ta, u solli emocione duke I bërë të mos ndjehet të vetëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit