22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sllovenia ka kërkuar që të mos lëshohen refugjatët nga Greqia

Më të lexuarat

Bllokada në kufirin grek vazhdon edhe sot, nuk lëshohen as refugjatët nga Irani, Afganistani dhe Siria. Ato të cilët arrijnë të depërtojnë, pa problem e kalojnë kufirin greko-maqedonas dhe nuk mbahen në kampet e Maqedonisë, por unë menjëherë e lëshojnë vendin.

Në Kryqin e Kuq thonë se në nivel të BE-së është rënë dakord që disa ditë të mos lëshohen refugjatë për shkak të një defekti të madh në trafikun hekurudhor në Slloveni, njofton Zhurnal.

“Sllovenia luti që të zvogëlohet rrjedha e refugjatëve, respektivisht shtetet t’i mbajnë ata në kampe disa ditë, që të mos mbeten të ngujuar në acar” deklaroi Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

Mediat greke informojnë se 20 kilometra larg Idomenit pikën e karburantit në afërsi të Polikastros në Greqi, ka ngecje me rreth dhjetë autobusë plot me refugjatë.
“Nëse ne mbyllim kufirin dhe i forcojmë masat, do të lulëzojë kontrabanda me njerëz. Kjo do të thotë pasiguri për vendin, dhe shumë qytetarë do të përfundojë në burg për shkak të transportit me automjete private”, thotë Jasmin Rexhepi nga OJQ Legis.

Pasi iu ndalua hyrja emigrantëve ekonomikë, ata hyjnë pa problem nëpër kalimet ilegale, ku i presin automjetet me trafikantë, dhe shpesh i plaçkitin, konfirmojnë nga sektori joqeveritar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit