7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

S’KA LOJË ME ARMË – Dr. Sedat Islami

Më të lexuarat



Duke marrë shkas rastin e mbrëmshëm ku [siç raportojnë mediat dyshohet se] një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e moskujdesit me armë, respektivisht lojës me armë, do të doja të përfitoj nga rasti për një këshillë fetare.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“من أشار إلى أخيه بحديدةٍ فإن الملائكة تلعنُه حتى يدعَها، وإن كان أخاه لأبيه وأمه”
“Kush ia drejton vëllait një hekur (armë), engjëjt do ta mallkojnë derisa ta lëshojë, edhe nëse e ka vëlla nga nëna dhe babai.” [Muslimi: 2616]
Në koment të kësaj këshille profetike është thënë: Kush ia drejton vëllait armën, qoftë edhe thjesht për të bërë shaka me të, engjëjt do të luten kundër tij, respektivisht do ta lusin Allahun xh.sh., ta largojë nga mëshira këtë njeri.
Shkaku i kësaj ndalese qëndron në mundësinë e dëmtimit të padëshirueshëm të vëllait dhe dënimit në botën tjetër. Buhariu [7072] shënon në Sahih këtë hadith:
“لا يُشِيرُ أحَدُكُمْ علَى أخِيهِ بالسِّلاحِ؛ فإنَّه لا يَدْرِي لَعَلَّ الشَّيْطانَ يَنْزِعُ في يَدِهِ، فَيَقَعُ في حُفْرَةٍ مِنَ النَّارِ”
“Le të mos ia drejtojë askush vëllait të vet armën ngase nuk e di mbase djalli mund të tundojë e ta godet atë e kështu ai (si pasojë e mëkatit të vrasjes) të përfundojë në humnerë të zjarrit (xhehenemit).”
Djalli e gjen momentin kur personi që mban armën në dorë është i pavetëdijshëm kështu që djalli e tundon apo e mashtron duke e bërë të qëllojë e më pas të vuajë pasojat e këtij gabimi të marrë, si në këtë botë si në botën tjetër.
Ndalesa e përmendur në këtë hadith është e kategorisë haram, pra nuk bëhet fjalë për një vepër të papëlqyer por për një vepër të ndaluar. Për këtë shkak, nuk lejohet t’i drejtohet arma tjetrit as edhe për shkak.
Qoftë i fundit ky rast që ndodhi mbrëmë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit