12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sjellja e mirë me fëmijët dhe mëshira ndaj tyre

Më të lexuarat

Mirësjellja, butësia dhe mëshira janë të çmueshme me çdokënd, por kur janë në pyetje më të dobëtit, ajo bëhet virtyt edhe me i vlefshëm. Kësisoj i trajtonte Muhammedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, fëmijët:

Ibni Mesudi tregon se kur i Dërguari i Allahut binte në sexhde, nipat e tij Hasani dhe Husejni i hipnin mbi shpinë. Kur të tjerët donin të i pengonin në këtë, ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, u jipte shenjë që t’i lënë. Kur përfundonte namazin i ulte në prehër. (Ebu Ja’la dhe Ibën Huzejme)
Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë hyj në namazin duke dëshiruar që ta zgjas atë por e dëgjoj vajin e fëmijës, andaj e fal më shpejt namazin nga frika se mos e ëma është duke u falur me neve e do të shqetësohet.” (Buhariu)

Të shumta janë ato gjëra që na shtyjnë dhe obligojnë që t’a duam të Dërguarin e Allahut, atë që Allahu e dërgoi mëshirë për botët, atë me të cilin Ai i nxori njerëzit nga errësira në dritë. Aq shumë kemi përfituar të gjithë prej tij, aq dobi dhe mësime kemi pasur. Si të mos e duam!
“O i dërguar. Vërtetë, Ne të kemi dërguar ty dëshmues, përgëzues dhe këshillues. Dhe thirrës tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndricues. Dhe përgëzoji besimtarët se për ta do të ketë tek Allahu mirësi të madhe.” (Ahzab, 45-47)

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit