20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri, të paktën 574 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti

Më të lexuarat

Qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmetit 7,7 ballë me epiqendër rajonin Pazarcık, në qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s

Të paktën 574 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmetit 7,7 ballë me epiqendër rajonin Pazarcık, në qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në qytetet Idlib, Halep, Hama, Latakia, Tartus dhe Rakka të Sirisë dhe se ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, sipas të dhënave paraprake 371 persona kanë humbur jetën dhe 1.089 të tjerë janë plagosur nga tërmeti në Halep, Hama dhe Latakia të cilët ndodhet nën kontrollin e regjimit.

Po ashtu dhjetëra ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar edhe në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.

Sipas informacionit që gazetari i AA-së në terren që ka përpiluar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), institucionet shëndetësore lokale dhe burimet lokale, mësohet se të paktën 203 civilë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në vendbanime të ndryshme në veri të Sirisë.

Sipas kësaj, në Idlib kanë humbur jetën të paktën 100 civilë, ndërsa në periferinë veriore dhe perëndimore të Afrinit dhe Halepit kanë humbur jetën 103 civilë.

Ndër të tjera theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit