15 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

Siri: Raundi i dytë i bisedimeve të paqes

Më të lexuarat

Raundi i dytë i bisedimeve të paqes mes qeverisë siriane dhe përfaqësuesve të opozitës do të nisë të hënën në Gjenevë të Zvicrës.

Raundi i parë përfundoi muajin e kaluar pa asnjë marrëveshje dhe me të dyja palët që lëshuan akuza ndaj njëra-tjetrës. Gjithsesi, i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, pret përafrim të qeverisë me opozitën.

Konflikti civil në Siri sipas të dhënave zyrtare i ka marrë jetën rreth 150 mijë personave që kur ka nisur në vitin 2011. Gjithashtu, 9.5 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre duke krijuar një krizë të madhe humanitare në vendet fqinje.

Pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve më 31 janar, delegacionet e dy palëve kundërshtare lëshuan akuza e ofenduan njëri-tjetrin, duke bërë që konferenca një javore e paqes të mbyllej pa një marrëveshje konkrete. Për qeverinë, opozita është e papjekur; për rivalët, regjimi nuk e dëshiron fundin e gjakderdhjes.

“Nuk arritëm rezultate të prekshme gjatë dialogut të kësaj jave për dy arsye kryesore: e para, papjekuria e palës tjetër dhe kërcënimet e saj për të bojkotuar bisedimet; tjetra, kryeneçësia me të cilën këmbëngulej në diskutimin e një çështjeje të vetme, a thua se erdhëm këtu për një orë, që t’u jepnim çfarë të donin, e pastaj të shkonim në shtëpi”, u shpreh Ëalid al-Moualem, ministër i Jashtëm i Sirisë.

“Kur të rikthehemi do të diskutojmë detajet e tranzicionit në Sirinë e re, në Sirinë demokratike, larg diktaturës, larg sundimit të një personi, që e ka vendosur veten mbi kombin. Sirianët kanë vuajtur shumë. Çfarë është tepër, është tepër”, tha Louay Safi, zëdhënës i opozitës siriane.

/tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit