20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Siri, gjatë gushtit janë vrarë mbi 190 persona me torturë

Më të lexuarat

SNHR publikoi raportin për muajin gusht, ku njoftoi se 198 persona kanë humbur jetën nga tortura

 

IDLIB (AA) – Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se muajin e kaluar në Siri janë vrarë 198 persona me torturë, pjesa më e madhe e të cilëve nga regjimi i Bashar Al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR publikoi raportin për muajin gusht, ku njoftoi se 198 persona kanë humbur jetën nga tortura.

Sipas raportit, 194 prej këtyre janë torturuar nga regjimi i Asadit në vendet e ndryshme të Sirisë, ndërsa një person nga organizata terroriste YPG/PKK, një grua nga organizata terroriste DEASH si dhe 2 persona nga palë ende të paidentifikuara janë vrarë duke u torturuar.

Sipas burimeve opozitare siriane, në burgjet e regjimit gjenden të paktën 500 mijë persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit