20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri, betejë për bazat ajrore

Më të lexuarat

Kryengritesit sirianë kanë kapur të shtunën të paktën 16 anëtarë të forcave të armatosura të qeverisë, pas një sulmi në bazën e mbrojtjes ajrore Boukamal, në lindje të vendit.

Lajmin e bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit mes të burgosurve ka oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të thjeshtë.

Pikërisht bazat ajrore pritet të kthehen në “mollën e sherrit” mes besnikëve të regjimit të Bashar al Assad dhe kryengritësve, burime nga të cilët bëjnë me dije se janë regjistruar 1600 viktima në 7 ditë.

“Dialogu politik është rruga e vetme dhe e drejtë për të zgjidhur krizën e gjatë siriane”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, në një bisedë telefonike me të dërguarin e ri të OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi.

“Kina është shumë e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Siri. Komuniteti Ndërkombëtar duhet të mbetet i fokusuar tek një zgjidhje politike për krizën”, ka thënë më tej Yang.

Kina, bashkë me Rusinë, ka bllokuar disa herë miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të mundësonte një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare në Siri, apo mbështetje ushtarake për rebelët e këtij vendi.

“Siria” në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë një mbledhje mbi Sirinë më 4 shtator. Lajmin e bënë të ditur disa ditë më parë burime diplomatike nga Pallati i Qelqtë.

Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki Moon dhe përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi do të raportojnë mbi zhvillimet e situatës në terren.

Për diplomatin algjerian, që ka zëvendësuar ish-sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, bëhet fjalë për fjalimin e parë zyrtar që nga marrja e detyrës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit