10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sikur të…

Më të lexuarat

1- Sikur të ishte korja e Tokës pak më e trashë për një këmbë (foot) seç është realisht, do të thithte dyoksidin e karbonit CO2 e O2 e s’do mund të ekzistonte jeta….
2- Sikur të ishte shtresa e atmosferës pak më e lartë seç është disa nga rrezet që digjen çdo ditë në shtresën e jashtme të atmosferës do të godisnin globin tokësor e atëherë do të ndizte (merrte flake çdo gjë) e djegshme ….
3- Sikur dielli të jepte gjysmën e ngrohtësisë që jep do të kishte ngrirë çdo gjë e sikur të shtonim gjysmën e ngrohtësisë së tanishme do të ishin bërë shkrumb e hi……
4- Sikur të ishte hëna 20.000 milje më larg se sa është tani do të arrinte batica një forcë të tillë që do të mbulonte të gjithë rruzullin tokësor 2 herë në ditë me ujë shpejtësia dhe forca e të cilit do të çante
edhe malet…
5- Sikur të ishte nata pak më e gjatë se ç’është 10 herë do të digjte dielli i verës bimët çdo ditë e natën do të ngrinte çdo bimë në Tokë.
6- Sikur të ishte O2 në një masë të tillë që të përbente 50 përlind të ajrit në vend te 21% qe është të gjitha lendet e djegshme në glob do të përbeheshin pre e djegies në një masë të tillë që nga shkëndija e parë e dritës që bie mbi pemë do të merrte flakë tërë pylli.
E sikur të ishte përqindja e O2 në ajër 10% do të ishte e pamundur urbanizimi (civilizimi) njerëzor në shkallën që është sot….
7- Sikur të mos kishte shi toka do të ishte shkretëtirë pa jetë .Sikur të mos ishin erërat, detet, oqeanet s’do te kishte jetë e sikur uji të avullonte në formë e cila shkel avullimin e kripës s’do të kishte jetë.
8- Sikur të ishte uji i deteve i ëmbël pa kripë do të qelbej uji e do të behej e pamundur jeta në Tokë sepse kripa është ajo që ndalon prishjen dhe qelben ,e sikur klori Cl2 të mos bashkohej me Natriumin s’do të kish kripë e si rrjedhojë s’do kish jetë…
9- Sikur Toka si Merkuri të kryente vetëm një rrotullim d.m.th të mos rrotullohej vetëm rreth boshtit të saj veç një herë rreth diellit do të kishim ne një pjese të Tokës natë të përjetshme e në pjesën tjetër veç ditë e si rrjedhim s’do kish jetuar askush në asnjërën prej pjesëve e s’do kish jetë….
10- Sikur të mos ekzistonin ligjet e gravitetit, tërheqjes elektromagnetike e ligje tjera të fizikës, si do të mund të takoheshin atomet e pjesët e tij, si do të mund të qëndronin Toka e Dielli në pozicionet e tyre, si do të ishte jeta e si do të ecte njeriu????
11- Sikur të ishin elektronet ngjitur me protonet në brendësi ose në qendër të atomit e atomet nga ana e tyre të ngjitur me njeri tjetrin duke mos ekzistuar hapësirat do të ishte globi tokësor në masën e vezës duke mos pasur vend për njeriun e çka rrethon atë …
12- Sikur të mos bashkoheshin elementet kimike me njëri tjetrin s’do të mund të ekzistonin dheu ,uji etj… Vendosja e elektroneve në mbështjellësen elektronike bëhet sipas një rregulli të caktuar në shtresa dhe nr i elektroneve, në shtresën e jashtme nuk i kalon 8, po kaq (8) është nr i elek. që zë vend në çdo shtresë me përjashtim të shtresës së parë e cila nuk merr më shumë se sa 2 elektrone. Kështu p.sh. nëse nr i elek. kimik =11 vendosen në këtë mënyre shpërndarja e tyre nëpër shtresa bëhet si më poshtë :2 në shtresën e pare, 8 në të dytën e 1 në të tretën. Në rast se nr i elek. në shtresën e jashtme është më i vogël se 8 elementi mund të bashkohet me një element tjetër kimik (d.m.th hyn ne reaksion me elemente tjerë). Kështu lidhet elementi që morëm si shembull me elemente qe kanë në shtresën e jashtme 7 elek. E formojnë një element tjetër kimik….

A KA MUNDËSI QË KJO TË JETË RASTËSI ?
(MEGJITHËSE VETË SHKENCA POHON SE FJALA RASTËSI NUK EKZISTON NË SHKENCË)
Pra këto janë vetëm një pjesë e vogël e të vërtetës që flet për PERSOSMERINË e gjithësisë, e globit tokësor e çka në të….
Ndërkaq vetë intuita e trurit njerëzor gjykon që ku gjenden ligje ekziston dije, vullnet, aftësi, jetë, gjallëri , e ku gjenden këto karakteristika gjendet dhe esenca, subjekti që i ka këto karakteristika…
Sikur të përpiqej dikush të ta mbushte mendjen se lapsi me të cilin shkruajmë ose çdo mjet tjetër i thjeshtë u krijua rastësisht dhe vetvetiu, do ta quaje budalla e injorant duke e argumentuar që atë qe krijoi dija, vullneti, aftësia e njeriut e nuk u gjend rastësisht mbi Tokë, atëherë si të shkon mendja që kjo gjithësi me çka në të ligje e përsosmëri, e ekuilibër është lindur nga rastësia???

Pra e gjitha kjo të çon në ATË PËRSOSMERINË ABSOLUTE QË SI PERNGJAN ASKUSH DHE AI ËSHTË NJË E VETEM NJË…ALLAHU, ZOTI I TË GJITHË BOTËRAVE
…………….
Marre nga libri i Said Haëa: Allah xhelaxhelaluhu
Përktheu këto fragmente: Orieta Deda

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit