7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Siberia përfshihet nga zjarret, shkrumbohen 1 milion hektarë pyje

Më të lexuarat

Zjarret në Siberi kanë ngjyrosur qiellin në ngjyrë portokalli. Një situatë emergjente që po përball me një sfidë të fortë të gjithë rajonin. Flakët kanë mbërritur pranë zonave të banuara, pasi kanë shkrumbuar rreth një milion e gysëm hektarë pyll në veri lindje të Rusisë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, e ushqyer nga temperatura të larta anormale, Moska ka dërguar skuadra shpëtimi. Helikopterë dhe zjarrfikës po punojnë prej ditësh. Aktualisht, zjarret aktive mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë hektarësh. Ministri rus i mbrojtjes ka prezantuar një plan për mbrojtjen e komunave vendore. Ndihma e ushtarëve mbërriti pasi banorët i bënë apel presidentit Vladimir Putin.

Kjo është vera e dytë rradhazi që i nxehti dhe zjarret shkatërrojnë këtë rajon të Rusisë veri lindore. Vitet e fundit vendi po përballet me temperatura të larta të paprecdenta. Në muajin qershor, në Moskë, temperaturat shkuan deri në 35 grdadë. Agjencia ruse përgjegjëse për luftën kundër zjarreve në pyje deklaroi se situata më e rëndë është në Jakutia, ku 144 zjarre po djegin më shumë se 578 mijë hektarë.

Ndryshimet klimatike po ndihen në të gjithë planetin. Nëse nga njëra anë regjistrohen reshje dhe përmbytje, në Polin e veriut temperaturat janë shumë të larta. Në disa raste, më të larta se në qytete si Majemi. Këto fenomene krijojnë kushte ideale për përhapjen e zjarreve të mëdha./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit