9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Si të ushqeni fëmijët me diabet tipi 1 jashtë shtëpisë

Më të lexuarat

Prindërit e fëmijëve me tipin 1 të diabetit shpesh përballen me sfidën e gjetjes së ekuilibrit mes mbrojtjes së fëmijëve të tyre dhe dhënies së lirisë. Por kjo është më e lehtë me planifikimin e duhur. Për shembull nëse fëmija juaj merr pjesë në aktivitetet pas shkolle, mund të ndiheni nervozë sepse duhet të jetë një i rritur me të që ti japë insulinën apo të kontrollojë karbohidratet që merr, por në të njëjtën kohë ai dëshiron të ndihet i lirë të kalojë kohë me shokët e tij. Një mënyrë për ta bërë këtë situatë sa më pak stresuese është t’i paketoni minivaktet me ushqime me pak karbohidrate të cilët do t’i stabilizojnë sheqerin në gjak, kështu që ai do të luajë si të gjithë fëmijet e tjerë.

Pse janë këto minivakte kaq të rëndësishëm? 
Për dikë me diabetin e tipit 1, një minivakt me më pak se 5 gramë karbohidrate konsiderohet si ushqyerje “me pak karbohidrate”.
Kjo varet nga insulina që mund të dojë fëmija për një sasi të caktuar karbohidratesh dhe mënyrën se si sheqeri në gjak reagon ndaj disa ushqimeve. Në varësi të të gjitha këtyre llogarisini se sa karbohidrate mund të marrë fëmija pa pasur nevojë të marrë insulinën. Gjithashtu kujtoni se nëse ai do të marrë pjesë në aktivitete fizike, mund të tresë pak më shumë karbohidrate.

Zgjedhje mesvakti me 5 gramë (ose më pak) karbohidrate
1 copë djath me pak yndyrë
3 fije selino me një lugë gjalp arre
16 bajame
23 kikirikë
2 lugë fara kungulli ose luledielli
1 kupë kokoshka
1 vezë të zier shumë
8 ullinj
5 karrota
3-4 feta të holla gjoks gjeli
1/4 avokado
1 kupë kastravec plus 1 lugë salcë
1 kupë speca të pagatuar, selino etj.

Minivakte me 15 gramë ose më pak karbohidrate
Kos me pak yndyrë me ¼ kupë fruta pylli
1 lugë arrore ose fara me 3/4 kupë drithëra pa sheqer
1 kivi të vogël me ½ kupë krem djathi me pak yndyrë ose ¼ kupë rikota me pak yndyrë
½ sanduiç bukë me fara me mish gjeli
1 kupë qumësht me pak yndyrë
1 kupë qumësht bajame
½ kupë perime të freskëta me 2 lugë humus ose guakamole

Është e rëndësishme që fëmija juaj apo kujdestari i rritur i tij të dijë se si menaxhohet diabeti, të monitorojë sheqerin në gjak, shenjat dhe simptomat e sheqerit të ulët në gjak dhe se si duhet trajtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit