22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Si të kujdesimi për rinitet alergjike

Më të lexuarat

Dr. Alfred Aga

Rinitit alergjik, prek rreth 20 për qind të njerëzve të të gjitha moshave. Rrezikui zhvillimit të rinitit alergjike është shumë më e lartë në njerëzit me astma ose ekzemë dhe në njerëzit që kanë një histori familjare të astmës ose rinitit.
“Rinitit alergjik” është një sëmundje shumë e shpeshtë e cila çdo vit prek miliona njerëz rreth botës. Nga hunda e gjithsecilit, kalojnë çdo ditë nga 10.000 deri 20.000 litra ajër për në mushkëri dhe se hunda luan një rol jetik në ruajtjen e shëndetit të mirë! Filtrimi i ajrit është një nga funksionet më të rëndësishme të këtij organi. Grimcat më të mëdha se 5-10 mm filtrohen gjatë kalimit të tyre përmes hundës. Një tjetër rol i rëndësishëm është ngrohja dhe lagështimi i ajrit, për shembull gjatë një shëtitje në dimër me një temperature 0°C, ajri lagështohet dhe ngrohet deri në 25°C me kalimin përmes hundës. Është e qartë pra, se hunda duhet të konsiderohet si një nga ruajtësit më të rëndësishëm të shëndetit tonë. Rinititi alergjik është sëmundje inflamatore e hundës e cila manifestohet me bllokim të frymëmarrjes me hundë, sekrecione të vazhdueshme, kruajtje dhe tështima të shpeshta. Në disa njerëz këto simptoma janë të shoqëruara edhe me dhimbje koke, nuhatje të reduktuar, kruajtje dhe skuqje të syve. Simptomat shkaktohen zakonisht nga prania e alergjenëve. Këto mund të jenë alergjenë të natyrës të tilla si, polenat e luleve dhe të pemëve të ndryshme, ose alergjenë që gjenden në ambiente të mbyllura; si pluhuri i shtëpisë, qimet e kafshëve shtëpiake apo mufa që është e pranishme
në ndërtesa me lagështi. Në shumë pacientë simptomat mund të rëndohen nga irritues të tilla si ajri i ftohtë, tymi i duhanit apo aroma të forta, të tilla si parfumet. Disa pacientë e trajtojnë rinitin si një çrregullim me pak rëndësi. Rinitit alergjik mund të jetë i lidhur me sëmundje të tjera që mund ta shoqërojnë atë si astma, otitis media, sinusiti (rinosinusiti).
Për këtë arsye, rinitit alergjik duhet të shihet si një problem i madh shëndetësor që mund të ketë një ndikim serioz në cilësinë e jetës së pacientit.

Si diagnostikohet rinititi alergjik?
Ka tre hapa kryesore për diagnozën e rinitit alergjik:
– Prania e simptomave sugjestive
– Ekzaminimi i hundës (rinoskopia)
– Identifikimi i alergjenit përgjegjës
Diagnoza sygjerohet nga simptomat që pacienti përshkruan. Bllokimi i hundës, rrjedhja e sekrecioneve të holla, kruajtja dhe tështima janë nga simptomat kryesorë të raportuara nga pacientët, por ato nuk janë domosdoshmërisht të gjitha të
pranishme në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin person. Një tjetër gjë e rëndësishme është se rinititi alergjik shpesh manifestohet bashkë me sëmundje të tjera alergjike të tilla si; konjuktiviti alergjik, astma apo probleme të lëkurës si dermatit atopik e për këtë arsye duhet të bëhen të gjitha procedurat diagnostike të nevojshme. Hapi tjetër është shqyrtimi apo vizita e hundës nga mjeku specialist ORL. Sipërfaqja e jashtme dhe e brendshme e hundës duhet të shqyrtohet
me kujdes me anë të instrumenteve bashkëkohore si telekamera dhe endoskopi (rinoskopia direkte) për të evidentuar aspektin tipik të mukozës së kongjestionuar dhe të skuqur të hundës, në të njëjtën kohë mund të evidentohen edhe anomaly anatomike si deviacioni i perdes së hundës apo shenja të një riniti polipoid. Gjatë vizitës gjithashtu duhen vizituar veshët dhe fyti për t’u siguruar që nuk ka implikime të tyre në ketë proces inflamator. Në pacientët me rinitit alergjik sezonal, alergjenët përgjegjës kuptohen lehtë nga historia e sëmundjes dhe koha e shfaqjes së simptomave.
Komplikacionet e rinititit alergjik: rinosinusiti, polyposa e hundës dhe otiti i mesëm
Kur inflamacioni i rinitit alergjik është veçanërisht intensiv dhe i zgjatur, mund të përfshijë edhe sinuset paranazale. Sinuset janë të mbuluara nga një shtresë epiteliale (mukoza) që komunikojnë me hundë përmes vrimave të vogla, të cilat lejojnë hyrjen dhe daljen e ajrit dhe të sekrecioneve. Rinititi alergjik shkakton inflamacion dhe fryrje të mukozës së hundës gjë që sjell ngushtimin e këtyre vrimave dhe bllokimin e ventilimit dhe kullimit të sinuseve. Rezultati është që sekrecionet e sinuseve bllokohen brenda sinuseve dhe gradualisht bëhen më të dendura, duke përkeqësuar
inflamacionin e mukozës. Pacientët e perceptojnë këtë proces si një ndjenjë presioni ose dhimbje në zonën mbi sinusin e interesuar por në të njëjtën kohë ankohen edhe për rrjedhjen e sekrecioneve të trasha. Këto sekrecione, mund të shkaktojnë edhe dhimbje të fytit, kollë (më shpesh gjatë natës) dhe në qoftë se infektohen nga baktere të ndryshme, atëherë kemi të bëjmë me një proces rinosinusiti akut, i cili duhet trajtuar pa pritur që të shfaqen komplikacione të
mundshme apo të bëhet një sëmundje kronike. Shpesh herë në pacientë të cilët ky proces është bërë kronik, shfaqen edhe polipet e hundës të cilët e kanë origjinën nga muret e sinuseve paranazale.

Në pacientët me rinitit alergjik shfaqja e këtyre polipeve është më e shpeshtë në krahasim me pacientët që vuajnë nga riniti i shkaktuar nga faktorë të tjerë. Polyposa e hundës është e shoqëruar shpesh nga rinitit alergjik dhe astma. Një mekanizëm i ngjashëm ndodh edhe në veshin e mesëm dhe së bashku me hipertrofinë adenoidale (ose mishin e huaj) e cila është më e shpeshtë në moshën pediatrike shkakton një numër të lartë të otitis media tek fëmijët me rinitit alergjik.

Trajtimi i rinitit alergjik
Për fat të keq nuk ka asnjë terapi definitive, por trajtimet moderne për rinititin alergjik kanë bërë të mundur që pacientët të kryejnë një jetë normale. Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm se sëmundja tyre është kronike dhe duhet të jenë korrekt me terapinë e përshkruar në mënyrë që të kenë ulje të konsiderueshme të simptomave dhe komplikimeve të mundshme. Menaxhimi i rinititit alergjik është kompleks që përfshin jo vetëm medikamentet.

Shmangia e alergjeneve dhe faktorë të tjerë që kontribuojnë janë shumë të rëndësishme në këtë rast. Higjiena e hundës luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin apo kurimin efikas të këtyre simptomave, larje e hundës me solucion fiziologjik është bazë në trajtimin e të gjithë tipeve të rinitit. Për sa i përket trajtimit me ilaçe ka disa lloje për menaxhimin e rinitit alergjik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit