21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si ndezet vetura në mëngjesin e ftohtë?

Më të lexuarat

Nese temperatura bie nen zero gjate nates, ju mund te hasni ne veshtiresi ta ndizni makinen tuaj. Nese jetoni ne vende ku gjate dimrit netet jane te ftohta, duhet te pergatiteni per kete problem. Pergatitja proaktive ju siguron qe makina te ndizet edhe nese eshte shume ftohte.

Bllok ngrohesi

Nese keni bllok ngrohesi te instaluar ne makine, eshte gjeja me e mire qe mund te beni per te ndihmuar ne ndezjen e motorrit pas nje nate te acarte. Bllok ngrohesi e ngroh ftohesin e makines suaj dhe ndihmon lengjet te mos ngrihen ne motorr. Nese keni njohuri qe ate nate do te jete shume ftohte, kyceni ngrohesin. Por, nese edhe nuk e keni ditur dhe ne mengjes e kuptoni qe ka qene shume ftohte, atehere kycja e ngrohesit ne ate kohe e arrine efektin pas 30 deri 60 minuta.

Bateria (Akumulatori)

Kur te tentoni ta ndizni makinen tuaj pas nje nate te ftohte, keni kujdes mos ta harxhoni baterine. Ideja eshte qe mos ta mbani ne qelsin ne pozicionin e ndezjes gjate perderisa nuk ndizet. Tentoni serish brenda 5 deri 10 sekonda. Nese serish nuk ndizet, mos tentoni per rreth 1 minuti ta ndizni. Degjoni me vemendje zhurmen e ndezjes. Nese dobesohet, atehere bateria juaj eshte gati te harxhohet e tera. Dhe nese bateria harxhohet, atehere duhet te lidhni baterine permes kabllove me nje bateri te makines tjeter qe eshte e ndezur.

Kurseni Energjine Elektrike

Pasi qe gjasat jane mjafte te medha qe bateria te harxhohet gjate tentimeve te deshtuara, atehere fikni te gjithe elektroniken ne makine. Sigurohuni qe radio eshte fikur, dritat, GPS, ngrohesi i brendshem dhe cdo paisje tjeter qe konsumon energji elektrike.

Gazi

Nese makina juaj ka motorr me karburator, manovroni me pedalin e gazit gjate ndezjes. Jepni pak me shume gaz se qe beni zakonisht por mos abuzoni me te. Nese e ndieni aromen e karburantit atehere ka gjasa qe e keni mbushur motorrin me karburant.

Nese keni makine te re (1995 e larte) mos e shtypni pedalin e gazit gjate ndezjes. Sistemi i injeksionit e furnizon vete motorrin me karburant te mjaftueshem ne bazez te temperatures./qysh/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit