11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si na sundon propaganda e Edi Ramës

Më të lexuarat

Nga Kreshnik Osmani

Si i sundojnë trutë e masave me propagandë!

Gebelsi i Rilindjes që kontrollon pothuajse 90% të aktivitetit politik dhe mediatik në Shqipëri është një mi kanalesh që nuk i duron dot dritat dhe qëndron gjithmonë në “back stage” (prapaskenë) dhe prej atje komandon të gjithë propagandën dhe shtypin.
Për të marrë nën kontroll mendjet e njerëzve këta kanë një ushtri me shërbëtorë që fabrikojnë disa strategji informimi:

1- Relativizimi i të keqes sipas stilit (të gjithë janë njëlloj)

2- Kontrolli i idiotëve sipas stilit: (asgjë nuk ndryshon çfarëdo që të ndodhë)

3- Përhapja e idesë ndër masat që populli është idiot, i paditur, injorant dhe nuk bën. (Pra fajin e ka populli gjithmonë çfarëdo që të ndodhë)

4- Kontrolli i idiotëve me kollare që bëjnë si intelektualë por thonë (ç’më duhet mua). Këta kontrollohen duke u thënë; çfarëdo që të ndodhë ti je defiçent, dhe do të mbetesh jashtë loje, kështu më mirë mos u përzi fare.

5- Hutimi i masave me lajme demoralizuese. (Nuk bëhet, nuk arrihet, nuk mundet, nuk ia vlen, etj)

6- Kontrolli i masave idiote nëpërmjet elitave moraliste. Elitat moraliste i shërbejnë mafies politike duke mos folur kurrë për dëmet që shkakton kasta, por duke i kërkuar llogari për moralin e tyre të ulët, njerëzve të thjeshtë.
Moralistët kanë si qëllim final, spostimin e imoralitetit nga elitat hajdute tek populli i thjeshtë.

7- Përdorimi i sloganeve të vërtetë për qëllime të ndyra. Si psh: (Çdo popull e meriton qeverisjen që ka). Kjo është një e vërtetë e madhe e cila ka nevojë për shpjegim. Por qëllimi i tyre është që populli të besojë pas një kohë se ai është i poshtër vetë, jo se kanë faj elitat sunduese për gjendjen e tyre.

8- Ushtria elektronike. Janë një sasi e madhe njerëzish që paguhen prej parave të drogës dhe të krimit. Detyra e tyre është të hyjnë në çdo faqe që sulmon pushtetin dhe të pështyjnë. Ndërsa pjesa intelektuale e kësaj ushtrie hyn tek faqet ku ka (feed back) aktivitet të lartë dhe hedhin shashka me moral si psh: Ua sa i/e paedukatë. Ua mami sa turp. E tmerrshme çfarë mungese kulture. Ne nuk bëhemi më. Mua nuk ma ndjen se jam larg, po ai vend nuk bëhet më. Të gjithë jeni njëlloj etj…!

9- Copëtimi i njerëzve që e urrejnë pushtetin nëpërmjet çarjes së tyre. Kjo realizohet duke rekrutuar prej tyre egoistë, që mendojnë se e vetmja mënyrë për ta kundërshtuar pushtetin dhe mafien që qeveris është formula e tyre dhe të gjithë të tjerët janë të paditur dhe injorantë. Kush nuk bëhet me ta është pro pushtetit, ndërkohë që këta të parët paguhen vetë prej pushtetit.

10- Është strategjia më e rrezikshme: investimi i masave idealiste që vendosin qëllime maksimaliste të parealizueshme dhe duke e bërë këtë ata bllokojnë dhe dëmtojnë të gjithë ata që luftojnë për aq ndryshim sa mundet. Kjo do të thotë: po nuk u bë parajsë më mirë rrimë në ferr, ndërkohë që parajsa në tokë nuk ekziston!

11- Pushteti sponsorizon financiarisht dhe mediatikisht segmente refuzuese opozitare dhe i hedh kundër vetes. Detyra e këtyre është të bëjnë opozitën aq sa i lejon mafia por jo të prekin tek pikat e nxehta. Si dallohen? Është e lehtë. Nuk prekin kurrë tema të rrezikshme. Tema tabu. Tema për të cilat është e ndaluar të flitet. Gjuajnë me jastëk jo me hu që të thyen kockat. Duan ta rrëzojnë pushtetin mafioz nga mediat e pushtetit dhe të mafies dhe kjo është rrena më e madhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit