12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Si kuptojnë tiranët – Qëndrueshmëria e një dijetari përballë diktorit! – Florian Leli

Më të lexuarat

Ishte viti 1961. Diktatori tunizian famëkeq, Burukejba, pasi kish konsoliduar pushtetin, kishte nisur një fushatë kundër fesë dhe “dokeve” fetare. Doli para popullit tunizian në fjalimin e njohur, ku ndër të tjera theksoi rëndësinë e prodhimtarisë, rëndësinë e zhvillimit dhe se si agjërimi ishte një pengesë kryesore në këtë periudhë të rëndësishme për Tunizinë, për të arritur vendet e zhvilluara perendimore. Në fjalimin e përgatitur me kujdes nga fetarët servilë që i rrinin pas, Burukejba, me një retorikë pseudofetare, përpiqej të bindte popullin tunizian se; agjërimi, si një detyrë individuale, shpinte në rrëzimin e disa detyrave kolektive, më parësore, më madhore dhe më atdhetare.

Burukejba nuk u ndal në kufijtë e propagandës teorikë. Në një ditë të bukur ramazani, kur populli tunizian ishte agjërueshëm, ai shfaqet me gotën e ujit në dorë, për t’u treguar tunizianëve praktikisht si braktiset agjërimi.

Puthadorët nxituan të jepnin fetva. Shumë kundërshtuan e të tjerë nuk u ndien. Në mesin e personaliteve me ndikim ishte edhe Tahir ibën Ashuri, rektori i Universitetit të Zejtunës, universitetit të famshëm të Kajravanit. Zejtuna ishte një institucion fetar me një historik shekullor, ndikimi i të cilit shtrihej në gjithë Afrikën Perendimore.

Vetë Ibën Ashuri, asokohe rreth të shtatëdhjetave, ishte personalitet me emër dhe gëzonte respekt në popull. Fjala i kishte peshë dhe dija e kishte ngritur lart. Ai kishte një të kaluar të pasur me qëndrime dinjitoze, atdhetare dhe fetare. Nga qëndrimet më të njohura, ishte fetvaja kundër marrjes së nënshtetësisë franceze, gjatë pushtimit francez. Mexhlisi Sheriatik i Dijetarëve Maliki, kryetar i të cilit ishte Ibën Ashuri, në vitet 30-të, nxorri një fetva ndaluese, bashkë me detyrimin e paraqitjes së marrësit të nënshtetësisë përpara kadiut, për shqiptimin e dy shehadeteve të islamit, e në të kundërt mohimin e varrosjes në varrezat e muslimanëve. Në sytë e Burukejbës, ai ishte personi i duhur për t’i dhënë goditjen përfundimtare agjërimit.

Pas kërkesave dhe trysninë së krijuar, shejhu pranon të dalë në transmetim direkt në Radion Tuniziane dhe popullit i drejtohet me këto fjalë (të përmbledhura shkurtimisht): O njerëz! Obligueshmëria e agjërimit të ramazanit është e padiskutueshme dhe mohimi i agjërimit është mohim i të njohurës domosdosmërisht në fe. Allahu thotë: (O ju që besuat! Ju është bërë detyrim agjërimi ashtu si u është bërë detyrim atyre që kanë qënë para jush, që ju të ruheni).

Më pas, i’u drejtua publikut me fjalët e tij të mëdha:

Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa Burukejba ka gënjyer. Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa Burukejba ka gënjyer. Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa Burukejba ka gënjyer.

Nuk kaloi shumë dhe diktatori tunizian u detyrua të tërhiqej dhe t’i kërkonte popullit falje . . .

Hoxhë Florin Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit