10 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Koment – Lufta e fuqive globale në Siri

Më të lexuarat

Analizë nga Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), në Ankara…

 

* Can ACUN

Lufta e fuqive rajonale dhe atyre globale në Siri la prapa luftën civile në këtë vend. Tërheqja e vendit në luftë nga ana e regjimit të Esadit pas refuzimit të plotësimit të kërkesave shoqërore në vitin 2011 në vend që ta demokratizojë atë, bëri që territori i Sirisë të shndërrohet në një fushë të luftës për pushtet të shumicës së aktorëve rajonal dhe global. Në Siri, e cila është kthyer në një fushëbetejë, në njërën anë po jetohet lufta e brendshme dhe problemi i terrorit, ndërsa në anën tjetër po vazhdojnë luftërat me prokurë. Krahas aktorëve global siç janë Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca, në Siri kanë ndikim edhe aktorët rajonal si Turqia, Irani, Arabia Saudite, Katari dhe Izraeli.

Aktorët rajonal dhe global janë duke përdorur shumë elemente me prokurë për ti arritur qëllimeve të tyre në Siri. Rusia së bashku me Iranin i japin mbështetje nga toka, ajri, në fushën diplomatike dhe mbështetje materiale regjimit të Esadit. Dihet se krahas forcave ajrore dhe tokësore ruse në Siri ndodhen edhe një numër i madh i mercenarëve rusë. Ndërsa Irani krahas mbështetjes materiale dhe ushtarake në të njëjtën kohë është edhe burimi njerëzor për regjimin e Esadit. Irani për dallim nga Rusia në Siri ka një numër të madh të milicisë të përbërë edhe nga sirianët, por edhe nga të huajt. Posaçërisht ndodhen një numër i madh i elementëve me prokurë si “Hizbullahu” libanez, Brigada afgane “Fatimiyyun”, Lëvizja irakiane “Nuceba” dhe Brigada pakistaneze “Zeynebiyyun”. Krahas elementëve të huaj me prokurë, Irani ka edhe elemente të tjera me prokurë të përbërë nga sirianët të quajtura “Forcat e Mbrojtjes Popullore”. Mirëpo, Irani përveç elementëve me prokurë, në Siri merr përsipër edhe detyra të rëndësishme me njësitë e saj siç është Garda Revolucionare. Në vendet e ndryshme të Sirisë ndodhen bazat dhe aeroportet që përdoren nga Rusia dhe Irani.

Ndërkaq fronti tjetër përbëhet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Anglisë. Fronti i përbërë nga blloku perëndimor nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DAESH ka investuar në organizatën terroriste YPG. Forcat Demokratike të Sirisë, të formuara nën kryesimin e YPG-së, janë duke kontrolluar një korridor që shtrihet nga Menbixhi në veriperëndim të Sirisë e deri tek Ebu Kemal në juglindje. Përgjatë kësaj vije ShBA-ja dhe Franca kanë rreth 25 baza ushtarake. Në mesin e këtyre bazave ndodhen edhe dy pista të avionëve që përdoren nga blloku perëndimor. Ndërkaq Anglia dhe ShBA-ja kanë edhe dy baza të tjera në zonën Tenef në jug të Sirisë. Këtu ata janë duke bashkëvepruar me një strukturim të quajtur Magavir Al-Savra. Edhe pse Arabia Saudite për një kohë të gjatë ka përkrahur opozitarët sirianë në intensitete të ndryshme, ajo kohëve të fundit ka filluar të përkrahë Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga YPG-ja. Gjithashtu bëhet fjalë për dislokimin e trupave të vendeve arabe të kryesuara nga Arabia Saudite në zonat e kontrolluara nga Forcat Demokratike të Sirisë.

Në anën tjetër një front tjetër e përbën Turqia. Ajo aktualisht në zonën e Idlibit formoi 9 pika të vrojtimit për tëmbikëqyrur zonën e çtensionimit. Pritet që të formohen gjithsej 12 pika të tilla. Gjithashtu ajo vazhdon edhe praninë e saj ushtarake në zonat e spastruara nga elementët e terrorit të DAESH-it dhe YPG-së me operacionet ushtarake “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”. Në zonat e Afrinit, Azezit, Al-Babit dhe Xherablusit, të cilat tanimë janë të sigurta për banorët vendor, sigurinë e vendosin Forcat Policore të Sirisë, të trajnuara nga Forcat Speciale të Turqisë. Forcat Policore të Sirisë janë të lidhura me qeverinë e përkohshme të Sirisë e formuar nga opozitarët dhe e cila është e njohur nga shoqëria ndërkombëtare. Ndërkaq nga aspekti ushtarak janë të lidhur me Ushtrinë Kombëtare. Ndërsa Katari para krizës së jetuar me vendet e Gjirit, mbështeste nga afër opozitarët sirianë, por pas rrethimit ekonomik ndikimi i Katarit në Siri është ulur dukshëm.

Një faktor tjetër në Siri është edhe Izraeli. Pas luftës së vitit 1967 Izraeli ka pushtuar territoret e Sirisë duke i aneksuar në mënyrë të paligjshme Kodrat e Golanit. Ndërkaq pas fillimit të luftës civile në Siri në vitin 2011, Izraeli forcoi edhe më shumë praninë e tij në Kodrat e Golanit. Izraeli, i cili shprehet i shqetësuar nga rritja e numrit të elementëve me prokurë të Iranit dhe forcimi i Hizbullahut në territoret e Sirisë, herë pas here ndërmerr operacione ajrore ndaj objektivave të Iranit dhe Hizbullahut në territoret e Sirisë.

 

Tërheqja e vendit në luftë nga ana e regjimit të Esadit pas refuzimit të plotësimit të kërkesave shoqërore në vitin 2011, bëri që Siria të shndërrohet në një fushë të luftës për pushtet të shumicës së aktorëve rajonal dhe atyre global. Mund të themi se Siria, e cila ka humbur sovranitetin kombëtar, është e ndarë në disa zona me ndikime të ndryshme. Mirëpo nuk do të ishte e drejt që luftën që po zhvillohet në Siri ta ulim në nivelin e luftës për pushtet rajonal dhe global. Duhet të theksojmë se në Siri ende është duke vazhduar një luftë civile.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit