20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shtime, është vrarë një polic

Më të lexuarat

Në orët e mbrëmjes të së dielës në fshatin Petrovë të Shtimes ka ndodhur një krim brenda familjes, ku është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili në momentin kritik nuk ka qenë në detyrë.
Sipas informatave të para, dyshohet se mbi policin B.R. ka shtënë me revole gruaja e tij, kurse viktima nga plagët e marra ka vdekur në rrugë për në QKUK, transmeton Koha.net.

Njësiti i hetimeve rajonale, deri në orët e vona ka zhvilluar hetime në shtëpinë e policit të vrarë, por për këtë nuk do të ketë komunikatë zyrtare deri të nesërmen.

Besohet se krimi ka ndodhur shkaku i problemeve familjare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit