12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

SHTETI QË MBRON KRIMIN DHE SHPËRBLEN BESA TRANSIN

Më të lexuarat

Maqedonia e Veriut edhe njëherë dëshmoi se është shtet që mbron krimin dhe që është në duart e atyre që mbijetojnë vetëm në saje të veprave kriminale. Në vitin 2021, mbarë opinioni shqiptar dhe ai botëror u trondit nga tragjedia që ndodhi në Bullgari kur, në rrethana akoma të pasqaruara, autobusi i Agjencisë “Besa trans” u dogj, me ç’rast humbën jetën 45 pasagjerë, kurse 7 të tjerë mbetën me invaliditet të përjetshëm.

Dhe, në vend që të veprojë shteti juridik, fatkeqësisht, edhe në këtë rast, në plan të parë doli fuqia e shtetit të krimit. Pronari i agjencisë në fjalë, përndryshe militant dhe donator i BDI-së, u shpërblye me një dënim simbolik -me vetëm 20 muaj “burg” dhe me 800 mijë denarë dëmshpërblim.

Çfarë duhet shtuar pas kësaj, pos se BDI mbron krimin, mbron një individ, autobusi i djegur i të cilit ka lëvizur pa licencë ndërkombëtar (në vitin 2021 – 20 herë e ka kaluar kufirin), mbron dy doganierët e “larguar” nga puna, të cilët i kthen pas gjashtë muaj. Ky dënim skandaloz është vetëm një fitore e Talat Xhaferit dhe BDI të cilët gjatë gjithë kohës janë angazhuar që donatori i tyre të kalojë pa asnjë therë në këmbë. Ky dënim i turpshëm është edhe një goditje e rëndë për të gjitha familjet, është edhe një dëshmi se ky shtet nuk e lufton, por e mbron krimin, e kultivon krimin, e shpërblen krimin, e ngrit në piedestal krimin.

Muhedin Brava, prindi i vajzës që humbi jetën në autobusin e “Besa transit”

P.S.

Familjet e viktimave, dëmshpërblimin prej 800 mijë denarë si dënim i shqiptuar nga ana e “shtetit juridik” propozojnë t’ia kalojnë BDI-së për nevojat e kampanjës së tyre zgjedhore ose ta shtrojnë një darkë, të hanë e të pinë për këtë fitore të madhe të “shtetit të tyre juridik”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit