12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shpresa “Schroeder” për ndërprerjen e luftës

Më të lexuarat

Ish-kancelari gjerman, me orë të tëra me mikun Putin

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder u takua me Putinin dhe bisedoi për disa orë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan gazeta gjermane Bild am Sontag (BamS), por nuk dihet se çfarë ka arritur.

Duke cituar një person të detajuar në aktivitetet e Schroeder-it, gazeta gjermane shkruan se ai ka pasur biseda të gjata edhe me këshilltarët më të afërt të Putinit.

Schroeder u largua nga Moska me gruan e tij dhe fluturoi për në Stamboll, shkruan gazeta, pa zbuluar detajet e bisedës.

Ish-kancelari, i cili është mik i Putinit dhe ka lidhje me kompanitë ruse, u takua me një grup ukrainas të lidhur me delegacionin e Ukrainës për bisedimet e paqes me Rusinë në Turqi të hënën mbrëma, raportoi gazeta.

Një burim i tha BamS se Schroeder është aktualisht personi i vetëm që ka kontakte me Putinin dhe zyrtarët ukrainas.

Gazeta online Politico ishte e para që raportoi se Schroeder po fluturonte për në Moskë për bisedime me Putinin dhe burime nga qeveria gjermane thanë se ajo nuk ishte e përfshirë në organizimin e vizitës.

Zyra për media e qeverisë iu referua vërejtjeve të kancelarit Olaf Scholz të premten, kur ai nuk pranoi të komentojë mbi takimin, përveç se do të merrte parasysh të gjitha rezultatet dhe do t’i përfshinte ato në përpjekjet e tjera në të cilat ishte i angazhuar.

Scholz, i cili udhëton për në Turqi të hënën, foli me Putin të shtunën në një bisedë telefonike trepalëshe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Schroeder, kancelari socialdemokrat nga viti 1998 deri në 2005, është anëtar i bordit të gjigantit rus të naftës Rosneft dhe kryetar i komitetit të aksionarëve të kompanisë për ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, një projekt që është ndërprerë.

Ai u përball me thirrjet nga disa politikanë të qeverisë gjermane për të dhënë dorëheqjen për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit