14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

“Shkoni në Arabi nëse doni të mbani shami”

Më të lexuarat

Nuk ju duam ne Kosove…Nuk i duam ushqimet italiane; Pizza, Macaroni… Nuk i duam gullashin, kete ushqim hungarez. Nuk jane shqiptare-autoktone e as farmerkat sepse jane te huaja. Ju qe vishni farmerka, shkoni ne Texas e merrnu me lope e bullica o kauboj. Cka jane keto krevata, shqiptare? Ncuk ncuk… Shkoni atje ku i shpiken keto se na e prisht traditen.

Ne jemi njohur per shkak te mustaqeve dhe plisit. Nuk i duam hamburgerat gjerman e as sandwichin qe eshte shpikje angleze. Ne e respektojme ushqimin por ushqimin autokton si: langun (qumesht te tharte e te trashe i prisht), mazen, fli e krelane me duqa e jo qebapat kete shpikje turke.

Ata qe jane me syza le te kthehen ne Kine sepse atje i shpiken syzet e mos na sillni kulture kineze ne Kosove. Ju me patika Adidas e Nike hupni prej Kosoves e shkoni ne ato vende ku e shpiken basketbollin se na mjafton loja autoktone: guxhas.

Ne jemi kunder cdo gje qe nuk eshte e jona autoktone e sidomos e paraluftes…hupni ne Taiwan e Kine ju qe keni I-phona sepse na e prisht kulturen dhe shqiptarine me sende te huaja (perfshire edhe une). S’kemi nevoje per babadimra me mjekerr qe e kane pagu arapt me mbajt. Neve na mjaftojne musteqet, plisi dhe nje pen kije… “Njeriu eshte produkt i kultures dhe jo i races ” – Naser Rafuna

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit