10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Shkolla e priftit “Don Zhuan”: Drejtorin e kemi të mirë, nuk i ngacmon nxënëset

Më të lexuarat

Pas skandalit që shpërtheu me fotografitë e priftit dhe drejtorit të Qendrës Sociale- Edukative “Don Bosko”-  Don Izidor Llukiq, ku shihet se si ai përqafon disa nxënëse, kanë reaguar nga kjo Qendër.

Sipas tyre fotografit janë nxjerr nga konteksti dhe që kanë për qëllim shantazhimin e drejtorit.

Ky është reagimi i lëshuar nga “Don Bosko”:

“Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurtë se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe seriozitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falenderues.

QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjeve të tilla.”

Më poshtë mund të shihni fotografitë ku shihet prifti në përqafim me nxënëset:

domdom1dom2dom3dom4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit