7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shkodër, 34-vjeçari vret veten nga depresioni

Më të lexuarat

Një 34-vjeçar i ka dhënë fund jetes mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, duke qëlluar veten me armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është identifikuar me inicialet L.S.

Sipas burimeve, shkak i vetëvrasjes së të 34-vjeçarit me banim në fshatin Vuksanaj dyshohet të ketë qenë gjendja depresive.

Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan armën e krimit, një pistoletë model 56, një krehër dhe gëzhojën e plumbit të qëlluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit