7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Shi pas vapës në Mekë, haxhillerët tregojnë se si e përjetuan një moment të tillë

Më të lexuarat

Pikërisht atëherë kur nxehtësia u bë e vështirë për tu duruar, filluan bubullimat, qielli u hap dhe shiu filloi të binte. Dhe kjo është pse Arafati quhet Mali i Mëshirës.

Kështu e fillon shkrimin arabnews, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, rrugët filluan të përmbyten brenda disa minutave nga uji, duke krijuar pellgje me baltë dhe duke freskuar ata që po bënin udhëtimin e tyre shpirtëror drejt dhe nga Arafati.

Dhe ndërsa disa nxituan për tu mbuluar, shumë të tjerë vrapuan në rrugë për t’u lutur.

Pelegrinët qanë ndërsa ngritën duart në adhurim në shpatet e malit Arafat. Shumë kishin ecur atje nëpër errësirën e para agimit.

“Kjo është hera e parë që kam ardhur në Haxh, dhe është e mrekullueshme”, ka thënë pelegrini Ghada Al-Johar për Arab News.

Më shumë se 2 milionë myslimanë u mblodhën në kodrën e shenjtë të shtunën për një ditë intensive adhurimi dhe reflektimi që është pika e lartë e Haxhit. Midis tyre ishte Danyah Bennett, 25 vjeç, nëna e së cilës vdiq vetëm një javë pas dasmës së vajzës së saj katër vjet më parë.

“Ndjej që nëna ime është me mua në Haxh çdo hap të rrugës”, ka thënë Danyah për Arab News. “Unë mendoj shumë për të gjatë Haxhit. Do të doja që ajo të ishte këtu me mua”.

Numri i përgjithshëm i pelegrinëve këtë vit është 2.489.406, thanë të shtunën autoritetet e statistikave saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit