Shejh Albani dhe lidhja e tij me Kuranin

Më të lexuarat

Nga Prof. Dr. Asim bin Abdullah el-Karjuti

Më pyetën dikur:
Sa ishte pjesa e leximit të përditshëm të imam Albanit nga Kurani dhe në cilën kohë e lexonte atë? Ishte pas sabahut, pas ikindisë apo në ndonjë kohë tjetër?

Unë thashë:
Vëllai im i dashur, Muhamed bin Ahmed Ebu Lejl el-Ethari – Allahu e ruajtë – më njoftoi dhe tha:
“Nuk kishte një kohë të caktuar që shejhu ta kishte lidhur me leximin e Kuranit, por ai e lexonte sipas gjendjes së tij dhe hapësirës që i jepej në ditë.”

Sa herë që pushonte nga shkrimet dhe hulumtimet, ose lexonte vetë Kuranin, ose dëgjonte recitimet e shejh Menshawit. Kur dëgjonte, përqendrohej me gjithë zemër, me përulësi dhe me thellim në çdo fjalë.

Njëherë hyra në bibliotekën e tij. Aty ishte edhe nëna e Fadlit (gruaja e tij), e ulur përballë tryezës. Shejhu kishte mbështetur duart mbi barkun e tij, lotët i rridhnin në faqe dhe sytë i kishte të kuq nga të qarët.

Në bibliotekë mbretëronte një qetësi e plotë, vetëm zëri i Menshawit recitonte vargjet hyjnore. Unë, i habitur nga ajo që pashë, i bëra me shenjë nënës së Fadlit për të kuptuar arsyen e lotëve të tij. Ajo më vuri gishtin mbi buzë, duke më treguar që të heshtja.

Pas pak, recitimi përfundoi dhe kuptova shkakun e lotëve: ndikimi i thellë i fjalës së Zotit në zemrën e shejhut.

Një nga herët kur kjo skenë përsëritej ishte tek leximi i sures Ibrahim, kur shejhu arrinte tek ajeti:

“Dhe Ne e dërguam Musain me shenjat Tona: Nxirr popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut. Vërtet, në këto ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.” (Ibrahim, 5).

Sa herë dëgjonte fjalën e Allahut: “përkujtoju atyre ditët e Allahut”, zemra e tij dridhej, dhe lotët i rridhnin në heshtje.

E lusim Allahun të pranojë prej tij, t’ia bëjë veprën të pastër vetëm për hir të Fytyrës së Tij të Lartë.
Allahu e mëshiroftë shejhun tonë të madh dhe e shpërbleftë vëllanë tonë Ebu Ahmedin me çdo të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit