Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Shtetet që nuk ushtrojnë presion ndaj Izraelit mund të jenë bashkëfajtore në masakrat në Gaza

Më të lexuarat

Volker Türk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, paralajmëroi se vendet që nuk ushtrojnë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund dhunës në Gaza, mund të konsiderohen bashkëfajtore në krime ndërkombëtare.

Në një deklaratë me video, Türk tha: “Çdo ditë po shohim me tmerr dhe zhgënjim tragjedinë e papërshkrueshme që po ndodh në Gaza dhe Bregun Perëndimor”.

Ai i bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse në konferencën e ardhshme për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Nju Jork, që të ndërmarrin veprime konkrete për të ushtruar presion maksimal ndaj qeverisë izraelite që t’i japë fund masakrës në Gaza njëherë e përgjithmonë.

“Vendet që nuk e përdorin ndikimin e tyre, rrezikojnë të jenë bashkëpjesëmarrëse në krime ndërkombëtare,” theksoi Türk.

Konferenca treditore, që do të nisë të hënën në Nju Jork dhe do të zgjasë deri të mërkurën, është bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, dhe synon të diskutojë hapa konkrete drejt njohjes së shtetit palestinez dhe ndalimit të krizës humanitare në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit