Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij se nuk do të njohë shtetin e Palestinës pa një marrëveshje për zgjidhjen me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve.
“Një zgjidhje e negociuar me dy shtete është rruga që mundëson jetesën në paqe, siguri dhe dinjitet për të dy popujt,” tha Wadephul para nisjes për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Ai theksoi se për Gjermaninë, njohja e Palestinës mund të vijë vetëm në fund të këtij procesi, por procesi duhet të nisë tani.
Gjermania, për shkak të përgjegjësisë historike për Holokaustin, e ka pasur mbështetjen për shtetin e Izraelit si gurthemel të politikës së saj të jashtme, edhe pse kohët e fundit Berlini është bërë më kritik ndaj fushatës izraelite në Gaza dhe pasojave të saj mbi civilët palestinezë. /mesazhi
