Deklaratë nga Universiteti Birzeit në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Në vazhdim të politikave të shtypjes sistematike dhe në shkelje të hapur të të gjitha normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që ndalojnë sulmet kundër institucioneve akademike, forcat pushtuese izraelite kryen një bastisje të dhunshme në kampusin e Universitetit Birzeit, duke hyrë nga disa drejtime. Ky akt agresiv dhe barbar përbën një tjetër krim ndaj popullit palestinez dhe institucioneve të tij, vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri akademik dhe pritjes së studentëve të rinj.

Gjatë këtij agresioni, forcat pushtuese ndaluan dhe lidhën rojet e universitetit, duke ushtruar dhunë ndaj tyre, çka rezultoi në plagosjen e dy prej tyre. Gjithashtu, u bastisën disa ndërtesa të kampusit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, dhe u shpërndanë fletë kërcënuese që synojnë drejtpërdrejt studentët dhe institucionin.

Ky sulm nuk mund të shihet si një ngjarje e izoluar, por përkundrazi si pjesë e një politike të organizuar që ka për objektiv institucionet e arsimit të lartë palestinez, në një kohë kur vazhdon agresioni gjenocidal në Rripin e Gazës.

Universiteti Birzeit u bën thirrje të gjitha institucioneve akademike, organizatave të të drejtave të njeriut dhe instancave ndërkombëtare që të marrin përgjegjësitë e tyre humane, morale dhe ligjore përballë këtij agresioni të rrezikshëm që cenon arsimin dhe liritë themelore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit