5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

ShBA përforcon bazat ushtarake rreth fushave të naftës në Siri

Më të lexuarat

Ushtria amerikane ka dislokuar forca shtesë në bazat e saj ushtarake në fushën e naftës siriane, territore të pushtuara nga organizata YPG/PKK.

Forca shtesë janë vendosur nga Iraku në fushat e naftës në provincat e Deir uz-Zor dhe al-Hasakeh për t’u mbrojtur kundër sulmeve nga grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani.

Sipas burimeve lokale në al-Hasakeh, një pjesë e kontingjentit ushtarak amerikan të vendosur në Irak mbërriti në një bazë në qytetin Shaddadi përmes Pikës së Kalimit Kufitar Tokësor Al-Waleed, dhe prej andej një kolonë prej të paktën 30 kamionësh u nis për në fushën naftëmbajtëse Omar.

Autokolona u shoqërua nga ajri me dy helikopterë dhe në tokë nga terroristët e YPG/PKK-së. Kamionët ishin të ngarkuar me transportues të blinduar të tipit “Hummer”, kontejnerë, tanke dhe makineri pune.

Më herët, më 5 janar, afër fushës naftëmbajtëse Omar në provincën siriane lindore Deir uz-Zor, ku janë dislokuar forcat amerikane, ishte kryer një sulm me raketë nga zona Mayadin, ku ndodhen grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani.

Sulmi është kryer duke përdorur rreth 10 raketa, pa shkaktuar ndonjë dëm në zonën e naftës. Në kundërpërgjigje të sulmit forcat amerikane goditën me artileri Mayadinin.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit