Departamenti i Shtetit amerikan nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar lidhur me sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndodhet në udhëtim me Presidentin Donald Trump drejt Koresë së Jugut për një samit rajonal.
Megjithatë, zëvendëspresidenti JD Vance u deklaroi gazetarëve se përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Hamasit “ishin të pritshme”. Ai shtoi se gjatë negociatave që çuan në armëpushimin e 11 tetorit, ishte parashikuar që mund të ndodhnin incidente të tilla.
Sipas Vance, administrata Trump e konsideron marrëveshjen e armëpushimit ende në fuqi.
