Në dorën e të përgëzuarit me Xhenet, lindën të përgëzuarit me Xhenet!

Më të lexuarat

Në hijen e heshtur të Mekës, kur errësira e shirkut mbulonte zemrat, u ngrit një burrë, i butë në fjalë, por i fortë si mali në besim. Ai ishte Ebu Bekr es-Siddiku, radijAllahu anhu , njeriu i parë që e besoi të Dërguarin ﷺ pa hezitim, pa kërkuar shenjë, pa kusht.

Por madhështia e tij nuk qëndronte vetëm në besimin e tij të hershëm, ajo qëndronte në shpirtin e tij, e ky besim ndezi dritë në zemrat e të tjerëve. Në dorën e tij u hapën sytë e shumë yjeve që më vonë do ta ndriçonin historinë e Islamit.

“Në dorën e Ebu Bekrit, radijAllahu anhu, kanë pranuar Islamin:
1- Uthman ibn Affan
2- Zubejr ibn Avvam
3- AbdurRahman ibn A’uf
4- S’ad ibn Ebi Vekkas
5- Talha ibn Ubejdil-lah

Këta ishin ata pak njerëz që i paraprinë të gjithë në besim, brezi i parë.
Ebu Bekri, radijAllahu anhu, i solli ata te i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi iu përgjigjën thirrjes së tij dhe e pranuan Islamin, duke u bërë ushtarë të sinqertë të fesë së tij dhe mbrojtës të thirrjes së tij.

Pas tyre erdhi një grup tjetër prej muslimanëve të parë, të cilët ishin:

1- Ebu Ubejdeh ibn Xherrah
2- Ebu Selemete ibn Abdil-Esed
3- Erkam ibn Ebi Erkam
4- Uthman ibn Medh’ub, dhe vëllezërit e tij Kudameh dhe Abdullah
5- Ubejdeh ibn el-Harith ibn Muttalib
6- Se’id ibn Zejd ibn Amr ibn Nufejl
7- Fatimeh bint el-Hattab
8- Esma bint Ebi Bekr
9- Ummu Fedl -Lubabetul Kubra bint el-Harith
10- Habbab ibnul-Erett
11- Utbeh ibn Gazvan
12- Umejr ibn Ebi Vekkas
13- Abdullah ibn Mes’ud
14- Halif beni Zuhrah.”

El-Lu’lu el-Meknun fi Sijretun-Nebiji el-Ma’mun, fq. 179-182

 

Përktheu: Uvejs Ramadani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit