11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

SHBA mirëpret vendimin për heqjen e detektorëve metalikë nga Al-Aksa

Më të lexuarat

“Ne mbështesim fuqimisht hapat që përgadisin një bazë e cila shërben uljes së tensionit dhe bashkimit të të dy palëve”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert

WASHINGTON (AA) – Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se e kanë mirëpritur vendimin e Izraelit për largimin e detektorëve metalikë në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja Nauert në një deklaratë për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit rreth Al-Aksës.

Duke vënë në dukje se qëllimi primar i SHBA-ve është ulja e tensioneve në rajon, Nauert thotë se “Ne mbështesim fuqimisht hapat që përgatisin një bazë e cila i shërben uljes së tensioneve dhe bashkimit të të dy palëve. Ne mbështesin ‘status-quo’në dhe mirëpresim qëndrimin e të gjitha palëve në ‘status-quo'”.

“Përpiqemi për lehtësimin e dialogut”

Lidhur me pyetjen se si e ka pritur SHBA-ja vendimin për vendosjen e kamerave të teknologjisë së lartë në vend të detektorëve metalikë, zëdhënësja thotë se SHBA-ja është e gatshme për t’i pranuar metodat nëpërmjet të cilave palët mund të bien dakord mes vete. “Ne jemi përkrahës dhe po përpiqemi për lehtësimin e dialogut”, thotë Nauert.

Ajo u përgjigj edhe në pyetjen lidhur me mosmarrjen në avion të aktivistëve amerikan në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington, të cilët dëshironin të shkonin në Izrael për të protestuar kundër shkeljeve të tyre dhe për t’i dhënë mbështetje Palestinës. Me këtë rast Nauert tha se i kushtojnë rëndësi lirisë së shprehjes por që kjo çështje duhet t’i adresohet qeverisë izraelite, e cila nuk po lejon hyrjen e këtyre pasagjërve në Izrael.

Zëdhënësja Nauert tha se prioriteti i tanishëm i tyre është ulja e tensioneve në rajon dhe se pas kësaj do të mund të diskutojnë në thellësi çështjet e tilla.

Paralajmërin ndaj Koresë së Veriut

Lidhur me Korenë e Veriut, Nauert thotë se i gjithë Departamenti duke filluar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, janë shumë të ndjeshëm në lidhje me temën e Koresë së Veriut.

“Një mënyrë e mirë për të dekurajuar Kim Jong-un (lideri i Koresë së Veriut) nga programet e armëve bërthamore dhe të raketave balistike është praktikimi i një fushate të presionit. Kjo ka qenë një nga prioritetet kryesore të qeverisë kur ministri Tillerson erdhi në pozitë”, tha ajo.

Nauert ftoi opinionin ndërkombëtar dhe posaqërisht Kinën që të jetë më aktive në çështjen e Koresë së Veriut. “Kjo është në interes të gjithë botës”, tha ajo.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael dje mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit