11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Pakistani i shqetësuar për shkeljet në Al-Aksa

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Pakistanit shpreh shqetësimet për vazhdimin e valës së dhunës kundër palestinezëve si dhe për pengimin e hyrjes së muslimanëve në Al-Aksa

ISLAMABAD (AA) – Pakistani ka shprehur shqetësime për përdorimin e dhunës nga Izraeli kundër protestuesve palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit shprehu shqetësim për vazhdimin e valës së dhunës kundër palestinezëve si dhe për pengimin e hyrjes së muslimanëve në Al-Aksa.

Në deklaratë thuhet se politika e praktikuar nga Izraeli kundër protestuesve palestinezë në mënyrë “të shëmtuar” nënkupton shkeljen e të drejtave ndërkombëtare dhe se duhet dhënë fund kësaj.

“Pakistani është në unitet me popullin dhe qeverinë palestineze të cilët kërkojnë të drejtat e tyre themelore. Pakistani rithekson mbëshetetjen për Palestinën dhe po e mbështet themelimin e një shteti të pavarur palestinez, me kufij të përcaktuar e të praktikueshëm, kryeqyteti i së cilës është Jerusalemi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Palestinezët që nga dita e vendosjes së detektorëve kanë shkuar në dyert e Al-Aksës dhe kanë kryer këtu lutjet dhe namazet e tyre. Ndërkaq ata shpesh u përballën me ndërhyrje të dhunshme të policisë izraelite.

Këshilli i Sigurisë në Izrael dje mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.

Izraeli nëpërmjet detektorëve metalikë të vendosur në dyert e Al-Aksës synon të sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa, i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit