6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHBA: Kongresi shfuqizon Ligjin që pushtoi Irakun

Më të lexuarat

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit miratoi një dokument që shfuqizon një ligj të vitit 2002 mbi përdorimin e forcës ushtarake që lejoi SHBA të shpallnin luftë Irakut nën Saddam Hussein.

268 deputetë votuan për këtë vendim, ndërsa 161 ishin kundër.

Ndër ata që mbështetën shfuqizimin e ligjit janë 49 Republikanë, raporton AFP.

Akti i Miratimit të Forcës Ushtarake (AUMF) lejoi ish-Presidentin George W. Bush të pushtonte Irakun 19 vjet më parë.

Presidenti i tanishëm Joe Biden mbështeti heqjen e tij.

Dhoma e sipërme e Kongresit, Senati, do të vendosë për këtë çështje më vonë.

Kundër Al Kaedës dhe Osama bin Laden

Demokratët gjithashtu kanë një shumicë në Senat, por një shumë të hollë.

Votimi i Senatit do të mbahet “këtë vit” dhe që propozimi të kalojë, të paktën 10 Republikanë duhet të bashkohen me 50 Demokratët.

Ligji, i miratuar menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe fillimisht i drejtuar kundër rrjetit të al-Kaidës dhe udhëheqësit të tij Osama bin Laden, nuk e kufizon ushtrinë amerikane – as përkohësisht dhe as gjeografikisht.

Administrata e Biden beson se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë aktivitete ushtarake që mbështeten vetëm në AUMF të vitit 2002 si një bazë e brendshme ligjore” dhe se heqja e tij “do të kishte ndikim minimal në operacionet aktuale ushtarake”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti ishte i gatshëm të punonte me Kongresin duke zëvendësuar ligjin me një kornizë të ngushtë dhe specifike që do të lejonte amerikanët të vazhdojnë të mbrohen nga kërcënimet terroriste. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit