11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

SHBA: I vret dy musliman islamofobi amerikan

Më të lexuarat

Një person në qytetin Portland në Shtetet e Bashkuara po mbahet i dyshuar se i ka therrë për vekje dy persona, për të cilët raportohet se ishin përpjekur ta parandalonin sulmuesin nga keqtrajtimi i dy femrave, se ishin myslimane.
Personi, Jeremy Christian, ishte arrestuar pardje dhe akuzuar për vrasje.
Raportohet se incidenti kishte filluar kur personi Jeremy Christian kishte filluar t’i fyej dy femra nga aspekti religjioz, për të cilat mendonte se ishin myslimane, në një tren të udhëtarëve.
Policia tha se njëra prej dy femrave të reja kishte bartur mbulesë tradicionale myslimane.
Policia tha se janë vrarë, Ricky John Best, 53 vjeçar, dhe Taliesin Myrddin Namkai Meche, 23 vjeçar.
Personi Best ka vdekur në vendin e sulmit, ndërsa Meche vdiq në spital.
Këshilli për raportet amerikano-islamike, nëpërmjet një kumtese, tha se incidentet anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara janë rritur për më tepër se 50% nga viti 2015 në vitin 2016, dhe i ka bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që “të flasë personalisht kundër rritjes së valës së islamofobisë dhe formave të tjera të fanatizmit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit