16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SHBA, arrestohet bosi meksikan i drogës

Më të lexuarat

Prokurorët federalë në SHBA kanë arrestuar vëllain e një padroni të dyshuar të drogës meksikane dhe asgjësuan një operacion të madh për pastrimin e parave përfshirë edhe garat me kuaj.

Jose Trevino Morales ishte një nga shtatë personat e arrestuar në bastisjet në Oklahama dhe Neë Mexico.

Ai është vëllai i një udhëheqësi të kartelit të drogës Zeta, Miguel Angel Trevino, i cili është ende i lirë.

Katërmbëdhjetë persona në total janë të akuzuar.

Akuzat u bënë publike të martën, pasi dhjetra agjentë federalë bastisën një pistë garash me kuaj në Neë Mexico dhe një fermë në Oklahoma.

Ata thonë se Jose Trevino ka shpenzuar miliona dollarë në disa prej garave me kuaj më në zë në qarkullim.

Ai është akuzuar se ka përdorur paratë e drogës për të blerë kuaj race amerikanë të trajnuar për gara.

Disa nga kuajtë mbajnë emra që i referohen drogës, të tilla si Karteli Corona Coronita dhe Karteli Numër Një.

Karteli i drogës Zeta është një nga më të fuqishmit dhe më të pamëshirshmit në Meksikë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit