16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

SHBA, arrestohen rreth 300 anëtarë të bandës së dhunshme MS-13

Më të lexuarat

Ky lajm nuk i bëhet i madh nga mediat shqiptare por as edhe nga ata ndërkombëtare, për arsye se të arrestuarit nuk janë musliman. Standarti i dyfishtë!

 

Zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit njoftuan dje arrestimin e rreth 300 anëtarëve të bandës së dhunshme “MS-13”, të cilën administrata Trump ka premtuar ta shkatërrojë.

Arrestimet janë kryer javët e fundit, si pjesë e një operacioni të madh me emrin “Operation Raging Bull” udhëhequr nga zyrtarët amerikanë të emigracionit dhe të Doganave. Falë tij u arrestuan 214 anëtarë të “MS-13-it” në Shtetet e Bashkuara dhe 53 anëtarë në El Salvador, ku ndodhet baza e bandës.

Operacioni dyfazësh, që synonte anëtarët e “MS-13-it” dhe lidhjet e tyre financiare në botë , nisi nën administrimin e ish Presidentit Barak Obama, por u përshkallëzua nën Presidentin Donald Trump.

Faza e parë, 18 mujore përfundoi në shtator me arrestimin e 51 anëtarëve të bandës në El Salvador, njoftuan zyrtarët në një konferencë shtypi në Uashington.

Gjatë fazës së dytë, që nisi në 8 tetor deri më 11 nëntor, u kryen gjithë arrestimet e tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në El Salvador.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions i cilësoi arrestimet si një hap të rëndësishëm në përpjekjet e administratës Trump për të shkatërruar “MS-13-in”, anëtarët e të cilit janë përfshirë në një seri vrasjesh të profilit të lartë në të gjithë vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit