21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Servili – Hoxhë Justinian Topulli

Më të lexuarat



Mirësjellja me njerëzit është pjesë e edukatës, fisnikërisë, por edhe e besimit të dikujt. Për të tillë njerëz mirësjellja është e natyrshme, si kundrejt atyre të cilëve ua kanë nevojën, por dhe atyre që nuk ua kanë. Madje njerëzit me etikë të lartë sillen me edukatë edhe me ata që nuk i duan, sepse kjo është pjesë e fisnikërisë dhe formimit të tyre. Mirësjelljen ata e kanë pjesë të qenies së tyre dhe në çdo rast ata mbeten të vërtetë.

Por ka një soj tjetër njerëzish, që duket sikur ngjajnë me këta më sipër, por ndërkohë dallimi mes tyre është si nata me ditën. Ky soj nuk prish qejf me asnjë, sidomos me ata të cilët ua kanë nevojën. Servilizmi, hipokrizia, dyfytyrësia, shtirja, aktrimi dhe konformizmi veç e veç ose të gjitha së bashku bëhen për ta jo rrallë herë mjetet me të cilat ata ngjisin shkallët e pozitës sociale ose të karrierës, apo arrijnë të përfitojnë atë që nuk mund ta arrijnë me aftësitë e tyre.

Në një shoqëri që më shumë bëjnë prokopi rrufjanët, servilët dhe mediokrit, sesa të aftët dhe të vërtetët, hierarkia sociale dhe institucionale nxjerrë në krye të parët dhe shkakton largimin, nënshtrimin apo edhe rebelimin e të dytëve.

E përmbledhur në vargje kjo do të ishte bashkimi i dy strofave të më poshtme, e para e formuluar nga Ferit Lamaj:

Që prej shekujsh rron e thëna:
qengj i urtë pi dy nëna.
Po ju s’dini më të renë:
pi servili gjithë kopenë

Dhe një shtojcë nga unë i ngrati:
kush ngre kokë keq e pati,
të vërtetën po të thotë,
as nga nëna nuk pi dot.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit