Mediat e Azerbajxhanit arritën te heroi në foto, një nga lajmet më të bukura të ditës së djeshme. Personi u fotografua duke dërguar ndihma nga Azerbajxhani në Turqi me një makinë shumë të vjetër dhe të mbingarkuar.
Gazetarët nga Azerbajxhani e gjetën këtë hero.
Ai quhet Server Besirli, shtëpia në të cilën jeton është një shtëpi e vjetër dhe e vogël, në fakt është një banjë e kthyer në shtëpi.
Kur e pyeti gazetari se ku i gjete ato dyshekë dhe jorgane, ai tha, nuk i gjeta ato ishin të vetmet që kishim në shtëpi. Ata vëllezërit tanë sot kanë më shumë nevojë se unë prandaj boshatisa shtëpinë dhe i dërgova, shpresoj t’u hyjnë në punë sepse janë shumë të përdorura.
Serveti nuk ka pasuri materiale por ai ka një zemër të madhe …