12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Serbia i ngriti përmendore “kanxhallozit” rus në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Derisa shqiptarët sot kanë protestuar në jug të Mitrovicës, kundër çfarëdo marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, serbët e veriut kanë përkujtuar “kanxhallozin” rus, Grigorije Stepanovic Scerbin, në 110-vjetorin e vrasjes së tij në Mitrovicë.

Në sheshin “Shumadia” në veri të Mitrovicës, konsullit të parë rus, të cilin Moska e kishte emëruar konsull në Mitrovicë, në fillim të vitit 1903, Serbia i ka ngritur përmendore.

Konsulli rus, i cili në Kosovë njihet si “kanxhallozi” rus dhe i cili kishte filluar aksionin e masakrave dhe vrasjeve masive të shqiptarëve, nuk kishte pasur jetë të gjatë, pasi që ende pa i mbushur një muaj, me 31 mars të vitit 1903, atë e kishte vrarë një shqiptar nga Zhegra, Halit Ibrahimi.

Në shënim të 110-vjetorit të vrasjes së konsullin rus, në sheshin “Shumadia”, pranë shtatores së Shcerbinit, sipas medieve lokale serbe, buqeta lulesh do të vendosin përfaqësuesi i ambasades ruse në Beograd, Aleksandër Vasilevic Cepurin, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, kryetari paralel i Mitrovicës, Dragisa Vlaskovic dhe drejtori i Bibliotekës Universitare serbe në Mitrovicë, Zoran Vukadinovic.

Ndryshe, në vendin ku është vrarë “kanxhallozi” rus, në “Bair” të Mitrovicës, sistemi komunist kishte ngritur një pllakë përkujtimore, por me çlirimin e Kosovës, pllaka që në fakt përkujtonte gjithë masakrat dhe krimet që ishin kryer ndaj shqiptarëve nën urdhrat e Scerbinit, është larguar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit