10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Serbët sërish shkaktarë të kolonave të gjata në Merdare

Më të lexuarat

 

Departamenti i Policisë Kufitare, informon se edhe sot (04 gusht 2012) në pikëkalimin kufitar Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave si ne hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.

“Gjendja e tanishme (ora 14:00), pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, nga Kosova për në Serbi kolonat janë të gjata diku nga 200-300 metra, me pritje që zgjasin me nga 2-3 orë, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve kolonat janë edhe më të gjata dhe pritet me orë të tëra ( nga 3-4 orë)”, njofton Policia.

Policia thotë se situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe.

Policia sugjeron qytetarët që të zgjedhin pikëkalimet e tjera kufitare. “Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, për këtë arsye ne i sugjerojmë qytetarët nëse munden ti shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe ti shmangen pritjeve në Merdare”, thuhet në njoftimin e Policisë./ndx/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit