14.7 C
Pristina
Monday, September 20, 2021

Sefaj: Nuk kemi arritur ta menaxhojmë situatën as me Turqinë, as me Europën dhe as me SHBA-të

Më të lexuarat

“Në vend që të kërkohet largimi, në këtë rast i imi, është dashur të formohet një task-forcë e cila do ta menaxhonte situatën: për atë se a duhet dikush të shkojë në Turqi, t’i kërkojë ata njerëz, të kërkohet nga Erdogani se si trajtohen ata, po ashtu t’u shpjegohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së”.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se përpos largimit të tij, institucionet është dashur të merren më shumë edhe me menaxhimin e situatës së krijuar pas deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova.

“Ne i kemi prishur marrëdhëniet me shtetin turk. Nuk kemi arritur ta menaxhojmë situatën, në këtë rast me SHBA-të dhe me shtetet europiane, pasi është dashur t’iu shpjegojmë si ka ndodhur rasti dhe pse ndodhi. Në të njëjtën kohë, të merremi edhe me shtetin turk”, ka thënë Sefaj në Zonën B në Klan Kosova.

“Në vend që të kërkohet largimi, në këtë rast i imi, është dashur të formohet një task-forcë e cila do ta menaxhonte situatën: për atë se a duhet dikush të shkojë në Turqi, t’i kërkojë ata njerëz, të kërkohet nga Erdogani se si trajtohen ata, po ashtu t’u shpjegohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së”.

“Është mirë që ne t’i kthehemi realitetit, që ne të mësohemi t’i menaxhojmë situatat dhe ta lëmë atë menaxhimin lokal brenda koalicionit, i cili është duke shkaktuar aq probleme të mëdha ndërkombëtare sa që ne nuk po mund ta imagjinojmë. Ky është keqmenaxhim total i menaxherëve të papërvojë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit