11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Së shpejti në treg hibridi laptop-tablet

Më të lexuarat

Përse duhet të zgjedhim mes një laptopi dhe një tableti, kur mund t’i kombinoni ato në një zgjedhje të vetme? Asus Taichi, një linjë e re e kompanisë Taivaneze për Harduer dhe elektronikë, ju ofron tashmë zgjidhjen e kësaj dileme: Një Hibrid Laptop-Tablet, si një zgjidhje e përsosur.

I prezantuar së fundmi në panairin e njohur të teknologjisë Computex 2012,. Taichi është një laptop 13.3 inch ose 11.6 inch me një monitor sekondar në anën e mbrapme të paisjes. Pasi mbyllet kapaku, laptopi kthehet në një tablet me të gjitha funksionete touchscreen. Nëse kapaku mbahet i hapur, të dy ekranet mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe të pavarura, duke e ndarë në të njëjten kohë laptopin tuaj me një shok.

Asus Taichi është jashtëzakonisht i hollë dhe të dy ekranet LCD ofrojnë një rezolucion prej 1920×1080 piksel.

Për të vazhduar më tej me surprizat e brendshme, ky hibrid ka të përfshirë një procesor Intel Ivy Bridge – Core i7, me një RAM aspak modest prej 4GB, SSD, dy porta 3.0 dhe dy kamera te integruara me një rezolucion 5 Mega piksel, ndërsa kamera nga ana e pasme është me rezolucion HD. Çmimi dhe gadishmëria në treg nuk është bëre akoma publike.

Asus mund të mos jetë kompania e parë që ofron një hibrid të tillë laptop-tablet. Dy prodhimet e saj kanë zgjuar një interes dhe pëlqyeshmëri të madhe gjatë aktivitetit në Computex 2012.

Homologu i Asus-it, Acer zbuloi linjën e vet të ultrabooks, i cili ofroi kombinimin e funksionaliteteve dhe përdorimit të tabletëve dhe kompjuterave personalë. Industria e hibridëve laptop-tablet duket se do të ketë tendencë rritjeje në industri. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit