12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Saudianët i “ankohen” Kerryt se vetëm po e teproni me zgjatjen e negociatave me Iranin

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se ka një periudhë të kufizuar kohore për negociata me Iranin mbi programin e tij të debatueshëm bërthamor.
Ai foli pas bisedimeve sot në Riad me ministrin e Jashtën saudit, princin Saud al-Faisal, i cili pohoi se “negociatat nuk mund të zgjasin pafundësisht. ” Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari duket se janë shumë të pakënaqura me politikën e ndjekur nga SHBA-të dhe Perëndimi në raport me Iranin, pasi që këta të fundit kinse për të zgjidhur qështjen në mënyrë paqësore, vetëm se po ia krijojn një mundësi më të mirë Iranit që të pajiset me armë bërthamore dhe të sofistikojë teknologjitë ushtarake, pas të cilave sfida ndaj vendeve arabe do të rritet nga ana e Iranit.

Zoti Kerry takohet gjithashtu sot me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, dy javë para se sekretari të shoqërojë presidentin Barack Obama në një udhëtin në Izrael.

Takimet në Arabinë Saudite ishin pjesë e turnout të pare të zotit Kerry jashtë vendit si sekretar i shtetit. Ai ka në plan ta përfundojë turneun e tij me ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit