9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

SAHABIU QË SHKELI EVROPËN

Më të lexuarat

Sahabët, shokët e Pejgamberit alejhis selam, janë brezi më i mirë i muslimanëve.
Ata janë nderuar nga njohja personale me të Dërguarin e Allahut, Muhamedin alejhis selam, ata shprehën sinqerisht besimin në Krijuesin e Vetëm. Ata arritën në vende të ndryshme të botës, por, vetëm njëri prej tyre arriti të arrijë në Evropën Perëndimore.

Ky ishte Sahabiu i nderuar, Munejdhir el-Jemeni, është i vetmi sahabi që në vitin 711 u gjend në radhët e ushtrisë muslimane nën komandën e Musa ibn Nusajrit (640-716) që pushtoi Spanjën.
Pushtimi i Gadishullit Iberik ndodhi 79 vjet pas vdekjes Pejgamberit alejhis selam, që do të thotë se Munejdhir el-Jemeni në pleqëri e la vendlindjen e tij në Azi, e kaloi Afrikën, duke kapërcyer shkretëtirat e ashpra dhe detet e panjohura, për të sjellë mesazhin e Islamit në territorin e kontinentit të tretë, në Evropë.
Ai na transmetoi një nga hadithet më të bukura nga Pejgamberi alejhis selam:

“Kush ngrihet në mëngjes dhe thotë këto fjalë, unë jam garantuesi i tij, d.m.th., do ta kap për dore dhe do ta çoj në Xhenet:
“Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhamedi alejhis selam është i Dërguar i Allahut!”

Disa dekada më parë (viti 674), në skajin tjetër të Evropës, nën muret e Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, një tjetër sahabij, Ebu Ejjub el-Ensari (576-674), ra insh dëshmorë, së bashku me rreth dyqind sahabe të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur me ta
.
Allahu na e shtoftë dashurinë për sahabët, e i bëftë fëmijët tanë të gjejnë frymëzim në shembullin e tyre.

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit