4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sadio Mane vazhdon të mbetet futbollisti më modest në botë – zhvillon ndeshjen me yje senegalez në vendlindjen e tij në fushën plot baltë

Më të lexuarat

Në përfundimit të një sezoni maratonë me Liverpoolin dhe Kombëtaren e Senegalit, Sadio Mane, më në fund po shijon një pushim të merituar në vendlindjen e tij në Bambali.

Mane edhe pse është në pushim, ai nuk ka pushuar, pasi fituesi i fundit i CAN prezantoi trofeun e fituar në Kamerun në rrugët e qytetit disa ditë më parë.

Të martën, ai gjeti gjithashtu kohë për të organizuar një ndeshje futbolli gala në prani të yjeve të tanishëm, por edhe atyre të kaluar si El-Hadji Diouf, Papiss Cisse dhe Mbaye Diagne.

Por fusha që kishte zgjedhur të luante ishte në lagje, jo në një stadium.  Loja u luajt në shi dhe në terrenin me baltë.

Cili lojtar tjetër yll mund të kishte imagjinuar të luante në kushte të tilla?

Një moment që kujton përulësinë e Sadio Mane.

Sulmuesi i krahut mund të largohet nga Liverpool këtë verë, ndërsa flitet se ai ka një marrëveshje për të nënshkruar me Bayern Munich. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit