17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Rusia gati për trupa tokësore në Siri?

Më të lexuarat

Siç njofton DW, po qe se në Moskë bie zilja e telefonit dhe në linjë është ministri i Jashtëm sirian, Valid al-Mualim, atëherë lufta në Siri do të hynte në një fazë të re.

Rusia mund ta përforconte masivisht prezencën e saj në Siri dhe të dërgonte trupa tokësore, që do të merrnin pjesë në krah të Asadit në luftën kundër organizatës terroriste, “Shteti Islamik”.

“Po qe se kemi një kërkesë të tillë, sigurisht që do ta diskutojmë, dhe verifikojmë në kuadër të kontakteve tona bilaterale”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov për agjencinë e lajmeve, Ria Novosti. Por ka dyshime nëse Rusia ka ndonjë forcë goditëse ushtarake të madhe.

Politologu Pavel Baev, eskpert ushtarak rus në Institutin e Studimeve të Paqes në Universitetin e Oslos thotë se është “i ekzagjeruar” përfytyrimi për forcën ushtarake ruse.

.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit