Rusët në Ukrainë me komandant të ri, urrehet nga Kadyrov

Më të lexuarat

Gjenerali Alexander Lapin, ç’ka thënë për të lider çeçen?

Kremlini ka emëruar gjeneralin Alexander Lapin si kreun e forcave tokësore, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS, pavarësisht kritikave për performancën e tij në Ukrainë.

Lapin, një ish-komandant i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, u vu nën zjarr të fortë nga aleatët e presidentit rus Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti lindor i Ukrainës, Liman.

Emërimi i tij pasoi një seri ndryshimesh gjithëpërfshirëse në udhëheqjen ushtarake të Rusisë gjatë luftës 11-mujore në Ukrainë. Sidoqoftë, vlen të përmendet se, në konferencën për shtyp, Dmitry Peskov refuzoi të konfirmojë ose mohojë emërimin e Lapin.

Pas tërheqjes së forcave ruse nga Liman, lideri çeçen Ramzan Kadyrov dhe themeluesi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin kritikuan ashpër Lapin.

Kadyrov kishte deklaruar se duhet t’i hiqeshin të gjitha medaljet dhe të dërgohej në front për të luftuar për të larë turpin e tij në gjak. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit