20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rritja e temperaturave do të ndryshojë ngjyrën e oqeaneve

Më të lexuarat

Shkencëtarët janë të bindur plotësisht se rritja e temperaturave do të ndryshojnë ngjyrën e oqeaneve të botës, duke i bërë ato më të kaltër në dekadat e ardhshme.

Rritja e nxehtësisë do ta ndryshojë përzierjen e fitoplanktonit ose organizmave të vegjël detarë, të cilët thithin dhe reflektojnë dritën, thonë shkencëtarët.

Gjithashtu ata thonë se do të ketë më pak sish në ujëra në dekadat e ardhshme.

Një gjë e tillë, sipas tyre, do të ndikojë në ndryshimin e ngjyrës në më shumë se 50% të oqeaneve të botës deri në vitin 2100.

“Ajo çfarë kemi zbuluar, është se ngjyra do të ndryshojë, ndoshta jo aq shumë sa të shihet me sy, porse sensorët do ta dallojnë”, tha autorja kryesore e studimit, Stephanie Dutkieëicz, nga Instituti i Masaçusets i Teknologjisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit