19.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Rritet nataliteti në Kosovë, viti 2021 me mbi 30 mijë foshnje të lindura

Më të lexuarat

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoi dhe i publikojë të dhënat vjetore për Lindjet, për vitin 2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e lindjeve, që kanë ndodhur gjatë vitit 2021.

Nga këto statistika, del të jetë se viti 2021 shënon me 1432 raste të lindjeve më shumë sesa në vitin 2020, ku ishin 28 mijë e 674 lindje.

Në vitin 2021, janë regjistruar 30106 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 22830, nga të cilat meshkuj 11850 apo 51.9% dhe 10980 apo 48.1% lindje janë femra.

ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani.

Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative./Sinjali/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit