13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Rreziqet që fshehin thinjat për praninë e sëmundjeve të ndryshme

Më të lexuarat

Thinjat në flokët e njeriut, përveç se tregojnë njëfinsikëri, nga ana tjetër fshein edhe sekrete që kanë të bëjnë me shnëdetin e gjithsecili. Shkencëtarët knë dalë në një përfundim që thinjat tregojnë se trupi i njeriut ka një probabilitet më të madh për t’u goditur nga një atak kardiak, pavarësisht moshës së personit.

Kështu del sipas një studimi të fundit të prezantuar në Malaga të Spanjës, gjatë kongresit të përvitshëm të Shoqatës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare, pjesë e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.

Sipas këtij studimi, flokët ngjyrë gri, ose siç njihen në zhargonin e përditshëm, thinjat, janë njëfarë “spiunësh dermatologjik” që tregojnë se rreziku i pacientit është shumë më i lartë krahasuar me personat që nuk kanë thinjat. Ky rrezik, tregojnë studiuesit, mbetet shumë i lartë pavarësisht moshës apo gjinisë së pacientit. Studimi i Universitetit të Kairos tregon se të gjithë personat me thinja duhet të jenë nën alarm dhe të kontrollojnë zemrën dhe arteriet. Ky element pritet t’i shtohet listës për faktorët e riskut për sëmundjet koronar

Arsye të tjera

Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), një lloj i anemisë (kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12) apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës apo me tiroidet.

Thinjat e para në moshë

Thinjat shihen pothuajse gjithmonë si shenja të moshës. Por jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakje. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe jo do të keni të njëjtin fat).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit